Aksion i gjerë i policisë në dy fshatra të Gjakovës, kapën armë dhe para
BKT
Kosovë

Aksion i gjerë i policisë në dy fshatra të Gjakovës, kapën armë dhe para

Sot, në ora 6:00 të mëngjesit pas një pune operativo-hetimore , nga hetimet rajonale, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakove, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare, ka realizuar një operacion të gjerë.

RTKLive mëson se më këtë rast është bërë bastisja në tri lokacione në fshatin Prush dhe në fshatin Batushë. Me këtë rast janë arrestuar katër persona me inicialet A.P. (02.07.2000) V.P. (11.03.2000) dhe A.P.

Po ashtu gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe dy armë AK-47, një karikator me municion dhe 10.300 euro para te gateshme (pa mbulesë).

Ne konsultim me prokurorin, jane kryer te gjitha procedurat ligjore. Hetimet janë duke vazhduar tutje për zbulime tjera. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga katër të arresurit, njërit i lëshohet vendimi i paraburgimit për 48 orë dhe tre të tjerët lirohen në procedurë të rregullt. /RTKLive/


MË SHUME NGA Kosovë