Pesë mësimdhënës dhe një nxënës nga shkolla ‘Prenk Jakova’ të infektuar
BKT
Kosovë

Pesë mësimdhënës dhe një nxënës nga shkolla ‘Prenk Jakova’ të infektuar

Pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga Shkolla e Mesme e Muzsikës ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë.

Përpos mësimdhënësve, i infektuar me koronavirus ka rezultuar të jetë edhe një nxënës.

Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga Drejtoresha, Jeta Dida-Bujari.

Drejtoresha Jeta Dida-Bujari bëri të ditur gjithashtu se si pasojë e përhapjes së COVID-19 në shkollë, mësimi nga nesër do të vazhdojë online.

“Po prej nesër shkolla do të mbyllet për dy javë. Mësimi nesër vazhdon online dhe janë bërë të gjitha përgatitjet. 5 mësimdhënës dhe një nxënës kanë rezultuar pozitiv”, tha ajo.

Sipas drejtoreshës, gjendja e përgjithshme është relativisht e mirë, teksa urojnë që shpejtë t’i kthehen normaliteti.

Duhet përkujtuar që për disa muaj radhazi mësimi në gjithë vendin u zhvillua online, për shkak të rrezikut të përhapjes së  virusit COVID-19.

Por në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus pati rënie, masat anti-COVID u zbutën dhe kësisoj filloi edhe ndjekja e mësimit nëpër të gjitha shkollat.


MË SHUME NGA Kosovë