Pagesë për hyrje në Prishtinë, sqarohet Shpend Ahmeti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka mohuar se do të vendosen rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.
Ai ka theksuar se nuk do të ketë rampa (laura) apo diskriminime.
“Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë”.
“Pra përveç parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregulluar më së miri këtë sistem”.
“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook:























