19:51 / 19.10.2020
Aksident trafiku në Prishtinë, katër persona dërgohen në spital
Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Prishtinës, më saktësisht në fshatin Bërnicë, ku të lënduar kanë mbetur katër persona.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, si dhe ka dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Me datë 19.10.2020 rreth orës 17:00 në fshatin Bërnicë në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes 3 veturave, ku si pasojë tretman mjekësor kanë marr 4 persona. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente për trajtim të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.























