Hummeri i parë elektrik: Ka 1000 kuaj fuqi, një veturë e fuqishme dhe pamje
Një SUV pak i harruar me ‘rrënjë’ ushtarake është kthyer, por në një paketim krejt të ri.
Kanë kaluar gati dhjetë vjet që nga ndërprerja e prodhimit të Hummer civil. Tani mund t’i kthehemi sepse është duke ardhur një e tillë elektrike dhe për këtë arsye e pranueshme nga shoqëria, transmeton Telegrafi

Është e rëndësishme që ikona e fuqisë amerikane të jetë përsëri këtu. Tani një pamje dukshëm më moderne, me një grilë të re përpara dhe dritat LED, GMC ka vendosur të ofrojë Hummer në formën e një kamioni, dhe estetikisht është akoma më i afërti me modelin e dikurshëm H2. E rëndësishme është që ju do ta njihni atë nga një distancë më e madhe.
Gomat e mëdha të këtij modeli bëjnë që ky automjet të jetë më i këndshëm për syrin tonë, por bëjnë që ai të futet nëpër terrene të vështira. Kalon pengesa mjaft të larta dhe nuk ka frikë as nga uji.
Në kabinën e tij ka dy ekrane digjitale. Ekrani para shoferit është 12,3-inç, dhe në mes një infotainment me një ekran lundrues prej 13,4 inçësh. Dhe brenda tij është sistemi i monitorimit mjedisor Ultravision përmes kamerave, nga 18 pamje të ndryshme.

Hummer i ri ka tre motorë elektrikë dhe efekti i tyre sinergjik është me të vërtetë mbi një mijë kuaj, ose 1014 kuaj fuqi.
Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në më pak se tre sekonda.
Bateria e tij ofron një distancë prej 563 km dhe mund të karikohet në karikues deri në 350 kW. Kjo do të thotë që 10 minuta karikim ofron diapazon rreth 160 km.
























