14:51 / 04.11.2020
Dy lagjeve të kryeqytetit u ndërpritet ngrohja përkohësisht
Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Agim Ramadani” dhe “Ali Pashë Tepelena”, në Prishtinë se për shkak të një defekti, që është evidentuar dje në rrjetin e ngrohjes, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ngrohje.
“Ekipet tona kanë punuar, që nga dita e djeshme, madje edhe në orët e natës dhe sapo të arrijnë të evitojnë këtë defekt do të vazhdojë furnizimi me ngrohje për gjithë konsumatorët e kësaj pjese të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
“Termokos” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në evitimin e këtyre problemeve dhe rikthimin e ngrohjes.























