19:29 / 08.11.2020
Mbyllet çerdhja “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, 8 mësuese dolën pozitiv me COVID
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shendetësise Publike kanë konfirmuar për Express se kopshti “Gëzimi Ynë” mbyllet në dy javët e ardhshme.
Kjo për shkak se tetë mësuese në këtë kopsht kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Po ashtu, sipas vendimit të IKSHPK’së, nga 21 grupe sa janë në këtë kopsht, 7 janë në vetizolim. Mësueset kanë rezultuar pozitiv prej datës 29 tetor deri më 7 nëntor.
IKSHPK ka rekomanduar që i gjithë institucioni parashkollor të kalojë në vetizolim.























