09:00 / 09.11.2020
Radhë të gjata te Komuna e Prishtinës, nuk respektohet distanca
Prishtina është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë dhe dukshëm para qyteteve tjera të vendit sa i përket numrit të të infektuarve.
Përkundër kësaj, shihet se ka një numër të madh të qyteteravë që po presin radhë për të hyrë në objektin e Komunës së Vjetër.
Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihen se dhjetëra persona janë në radhë të gjatë për të kryer shërbime komunale.
Në fotografi vërehet edhe një mungesë e distancës dhe rrezikim i shëndetit publik të qytetarëve.























