14:00 / 10.11.2020
Zjarr i madh në afërsi të Gjykatës në Ferizaj
Një zjarr ka përfshirë një objekt në qytetin e Ferizajt.
Në vend të ngjarjes janë të pranishëm edhe njësitet e zjarrfikësve.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe se për çfarë objekti bëhet fjalë, derisa tymi ka përfshirë gjithë qytetin.
I njëjti objekt është në afërsi të Gjykatës Themelore në Ferizaj./Indeksonline























