Një muaj paraburgim për sulm seksual të të miturit
BKT
Kosovë

Një muaj paraburgim për sulm seksual të të miturit

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.M., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘sulm seksual’.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e DKR, Kadrie Goga-Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga prokuroria e shtetit dhe se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Kosovë