Hyundai ka zbuluar se pse SUV luksozë qelben erë

Hyundai ka zbuluar se pse SUV luksozë qelben erë

Zgjidhja është shumë e thjeshtë.

Hyundait iu deshën më shumë se tre muaj për të zbuluar disa modele të tij luksoze Palisade qelbeshin erë të keqe.

Në atë kohë, disa pronarë raportuan se makina e tyre me vlerë gati 50,000 dollarë mbante erë hudhre, çorape të ndyra dhe madje edhe jashtëqitje,transmeton Telegrafi.

Hyundai tani ka kuptuar se ku qëndron problemi.

Dhe ai është në mbushjen e mbështetëses së kokës dhe raporti i teknologjisë së Hyundai thotë se duhet të trajtohet me deodorantë komercialë.

Nëse as trajtimi me deodorantë nuk funksionon, Hyundai do të zëvendësojë pjesët e diskutueshme. /Telegrafi/