Në mesin e 11 viktimave nga coronavirusi është edhe një 31 vjeçar
BKT
Kosovë

Në mesin e 11 viktimave nga coronavirusi është edhe një 31 vjeçar

Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 11 pacientë, derisa janë konfirmuar edhe 720 raste të reja.

Në mesin e viktimave është edhe një i ri 31 vjeç, nga komuna e Mamushës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkaq, nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 319.

Pastaj, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste.

Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste.

Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste.

Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 8, derisa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë