Rezvani Herkul 6×6, një makinë-tank

Rezvani Herkul 6×6, një makinë-tank

Në epokën e makinave elektrike, Rezvani ka prezantuar një “bishë” me 6 rrota, të gjatë 6 metra, me një motor turbo 7-litërsh V8 prej 1300 kuajsh dhe me mburojë antiplumb.

Rezvani Hércules 6×6 duket si një mjet që ka dalë nga filmat “Terminator” dhe nuk duket aspak i përshtatshëm për një piknik familjar.

Me anë të një butoni, kjo makinë lëshon tym nga pjesa e pasme, për të larguar makinat që mund ta ndjekin. Gjithashtu ofron mbrojtje elektromagnetike në mënyrë që sistemet e saj elektronike të jenë gjithmonë të mbrojtura, pavarësisht rrethanave.

Çmimi i kësaj makine nis nga 190 000 euro.