124 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

124 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 2 pacientë janë në respiratorë dhe 99 janë në oksigjenoterapi dhe 19 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 124 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 99 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Po ashtu nga personeli i Spitalit të Pejës janë 30 të infektuar me COVID-19.

10 mjekë, 13 infermierë dhe 7 punëtorë të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


MË SHUME NGA Nacionale