Përfundon viti shkollorë,mësimdhënësit angazhim maksimal në kohë pandemie
Në gjithë Kosovën ka përfunduar periudha e parë e vitit shkollorë, ku mësimdhënësit, nxënësit por edhe prindërit kanë dhënë kontributin e tyre që në këtë kohë pandemie mësimi të përfundoj me sukses.
Edhe në shkollën “Ismail Qemali”, në Prishtinë me gjithë sfidat me të cilat janë ballafaquar mësimdhënësit, sipas tyre kjo periudhë po përfundon me kënaqshëm.
Arsimtarja e Fizikës, njëherit dhe kujdestare e klasës VI/4 në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, Luljeta Murati, thotë se meqenëse arsimtarët janë angazhuar maksimalisht dhe e dimë gjendjen e pandemisë, mendon se me shumë rezultat e kanë përfunduar këtë periodë. “Këtu përfshijmë edhe angazhimin e prindërve, por edhe nxënësit edhe pse klasa e gjashtë gjenerata e parë me sistem të ri, por kemi ardhur në përfundim i gjithë aktivi i klasëve të gjashta se kjo periodë ka përfunduar mirë”.

Ajo tha se me punën që kanë bërë në këtë kohë pandemie kanë arritur rezultate, këtu shton faktin se kanë qenë më tolerant ndaj nxënësve, sepse kanë pasur shumë instrumente vlerësimi që ata t’i nxjerrin mirë. “Edhe pse kemi shkuar si shkollë për dy javë me mësim online, ka qenë një sukses në vete sepse kemi zbuluar që fëmijët të cilët janë shumë të tërhequr në klasë të jenë shumë më aktiv online dhe të tregojnë rezultate”, tha arsimtarja e Fizikës.
Luljeta Murati thonë se mësimi online nuk është i dështuar siç thonë disa, përkundrazi shumë fëmijë ka qit në pah me mënyrën aktive dhe përgjigjet që ka arritur të japë, që në klasë nuk kemi mundur t’i vërejmë. “Fakti tjetër është se ne kemi pasur edhe orën vetëm 25 minuta, por një e mirë e kësaj ka qenë se klasa ka qenë e ndarë në grupin A dhe në atë B, që kemi pasur hapësirë më shumë me numër më të vogël të fëmijëve në grup të arrijmë deri te vlerësimi”.
Sfidë sipas arsimtares së Fizikës këtë kohën e fundit ka qenë një presion i madh nga ana e prindërve të nxënësve, për shkak të notave ndoshta jo të kënaqshme gjë që e ka vështirësuar pak punën tonë, megjithatë besoj se ja kemi dal me sukses.
Edhe për arsimtaren e Historisë dhe njëherit kujdestaren e klasës VI/6, Qefsere Krasniqi, kjo periudhë e këtij viti shkollorë ka qenë sfiduese si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit, sepse pos angazhimit fizik në shkollë është dashur angazhim edhe me një pjesë të nxënësve online si shkak i infektimit me Covid-19.


Megjithatë Krasniqi thotë se me angazhimin maksimal të tyre, por edhe prindërve dhe nxënësve ja kanë arritur që kjo periudhë të përfundojë kënaqshëm. Edhe Arsimtarja e Historisë pajtohej me kolegen e saj të Fizikës, që në këtë periudhë të fundit presioni i prindërve për nota ishte i theksuar, por që edhe këtë pjesë e kanë menaxhuar si duhet.
Ajo thotë se në këtë periudhë ju është dhënë mundësi e hapësirë më shumë fëmijëve që ata të arrijnë të mësojnë dhe të dalin të suksesshëm, “por sfidë e madhe ishte edhe për ne mësimdhënësit duke u munduar që të mos i hynë në hak asnjë nxënësi”, përfundoi ajo.
























