Në shkollat e Mitrovicës me sukses përfundon procesi shkollor
BKT
Kosovë

Në shkollat e Mitrovicës me sukses përfundon procesi shkollor

Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin  për fluksin e madhë të punëve në Drejtorinë e Financave meqë jemi në përfundim të këtij viti dhe përpjekjet që zotimet dhe pagesat të  realizohen brenda afatit të caktuar kohorë.

Ndërsa, drejtori i Arsimit, Ismet Ferizi, në mbledhjen e sotme, ka informuar drejtorët komunal lidhur me përfundimin e gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollorë 2020/21 duke potencuar se gjatë pandemisë situata në institucionet edukativo-arsimore është menaxhuar mjaftë mirë.

Ai me këtë rast ka theksuar se ky gjysëmvjetor ka përfunduar me 18 dhjetor 2020, një jave para kohës së planifikuar me kalanderin shkollorë sipas vendimit të Qeverisë por që nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me DKA-të do të bëhet një plan për kompensim të kësaj jave.

“Nga 33 institucione edukative –arsimore ( 1 qerdhe,  27 shkolla fillore dhe 5 shkolla të mesme ) që i ka komuna e Mitrovicës,  20 prej tyre procesin mësimor e kanë realizuar me skenarin A (me prezenca të plotë fizike) ndërsa 13 institucione të tjera arsimore e kanë realizuar skenarin A dhe  B( me prezencë të pjesshme fizike dhe  platformës online) “, shtoj me tutje drejtori Ferizi.

Në fund të kësaj mbledhje drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Hysni Ahmeti, bëri të ditur që Komuna e Mitrovicës, është̈ radhitur e para në nivel të Kosovës me gjithsej 80 pikë për përformancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër duke u shpërblyer me grant në vlerë prej 235.647.00 euro.

Me këtë rast, drejtori Ahmeti ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret në arritjen e këtij suksesi.


MË SHUME NGA Kosovë