Ankohen banorët e Fushë Kosovës: “S’kemi rrymë qe 16 orë”
BKT
Kosovë

Ankohen banorët e Fushë Kosovës: “S’kemi rrymë qe 16 orë”

Banorët e lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë kanë deklaruar se nuk kanë energji elektrike nga mbrëmja e së shtunës.

Ata kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë KEDS-in për të marrë një përgjigje nëse ka prishje, por të njëjtit nuk janë lajmëruar në telefon.

“Prej mbramë në orën 18:00, në rrugën “Dardania”. Nuk lajmërohen as në telefon, nuk japin përgjegjësi”, kanë deklaruar banorët.


MË SHUME NGA Kosovë