17:35 / 11.01.2021
Reshjet bllokojnë totalisht një lagje në fshatin Kërvasari të Malishevës
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë bllokuar banorët e lagjes në rrugën “Shaip Bytyçi” në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Në pamundësi për të lëvizur edhe për nevojat më elementare, banorët e kësaj lagjeje thanë se janë organizuar dhe kanë provuar që me mjete vetanake të lirojnë rrugën. Mirëpo, kjo ishte e pamundur dhe ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar.
Banorët e kësaj lagjeje bëjnë thirrje nga organet komunale për intervenim sa më të shpejtë sepse gjendja e tyre mund të vështirësohet.























