Veton Shabani zgjidhet zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Veton Shabani zgjidhet zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori i krimeve të rënda në Ferizaj, Veton Shabani është zgjedhur zëvendëskryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Atij me 11 vota për dhe asnjë kundër ju besua pozita e zëvendëskryesuesit të KPK-së. Në këtë pozitë para tij ishte prokurori Arben Ismajli. Përpos zgjedhës së zëvendës kryesuesit të KPK-së në mbledhjen e mbajtur sot u zgjedh edhe kryesuesi i ri i këtij institucioni. Në krye të KPPK-së u zgjodh ish kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku i cili siguroi 10 vota për dhe një votë kundër.

Me një fjalë hyrëse Maloku shpalosi objektivat e tij për kryesimin e KPK-së. “Unë kam paraqitur kandidaturën time për kryesimin e KPK-së dhe me këtë qëllim dua ta shpreh tek ju objektivat e mia të cilat janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, tha Maloku.