19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK-së për deputete

19-vjeçarja, Diellza Rexhepi, e cila ka qenë kandidatja më e re në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hequr dorë nga kandidimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexhepi, e cila ka thënë se arsyet e tërheqjes nga gara janë personale.

Ndryshe, për kandidaturën e Rexhepit si më e reja në moshë, shkroi sot edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.

“Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Lajmi.net/