Inspekcioni në Prishtinë ka gjobitur AAK-në dhe Nismën për tubimet politike

Inspekcioni në Prishtinë ka gjobitur AAK-në dhe Nismën për tubimet politike

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se dy subjektet politike, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi që ato po organizojnë tubime politike në kohë pandemie, kur një gjë e tillë është e ndaluar edhe me Ligjin antiCovid.

Ai ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se aktualisht janë duke bërë identifikimin dhe do të marrin masa ndaj secilit subjekt që ka shkelur ligjin.

Njoftimi i plotë i tij:

Askush mbi ligjin!

Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt - shkelës të ligjit - brenda territorit të Kryeqytetit.

Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!

 

 

 


MË SHUME NGA Nacionale