Për shkak të turbullirave të ujit, inspektohet kanali i Iber Lepencit

Për shkak të turbullirave të ujit, inspektohet kanali i Iber Lepencit

Për shkak të problemeve me turbullirat e ujit dhe reduktimeve në disa pjesë të Mitrovicës dhe Komunës së Vushtrrisë, sot është inspektuar kanali i Iber Lepencit.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, se për rajonin e Mitrovicës turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.

“Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’ Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë zXhafer Tahiri me ç ‘rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal. Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme”, thuhet tutje në njoftim. /Lajmi.net/ 


MË SHUME NGA Nacionale