18:28 / 05.02.2021
Shala: Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi për zhvillimin e sektorit minerar
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një video/spot, në të cilin ka shpalosur vizionin e tij për rimëkëmbjen e sektorit minerar të Kosovës.
Shala ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për zhvillimin e këtij sektori.
“Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.























