12:22 / 10.02.2021
McLaren po lanson super veturën që do ta sfidojë Ferrarin dhe Lamborghinin
McLaren po përgatitet për lansimin e Artura – super vetura e fundit e firmës britanike që do të zëvendësojë 570S , ndërsa ofron konkurrencë të re për Ferrari F8 Tributo dhe Lamborghini Huracan.
McLaren Artura është dizajnuar si një projekt me fletë të pastra, i ndërtuar rreth një shasie krejtësisht të re me fibra karboni dhe mundësuar nga një motor i ri hibrid V6 me dy turbo.
Data zyrtare e nisjes së makinës është caktuar për 17 Shkurt, dhe ajo do të dalë në shitje më vonë në 2021, shkruan Indeksonline.























