Tregu i automjeteve të pasagjerëve në BE u tkurr me 24 për qind në janar
BKT
Auto

Tregu i automjeteve të pasagjerëve në BE u tkurr me 24 për qind në janar

Regjistrimet e automjeteve të reja arritën 726.491 njësi në BE muajin e kaluar, duke shënuar janarin me numrin më të ulët të automjeteve të regjistruara.

Tregu i automjeteve të pasagjerëve të Bashkimit Evropian u tkurr me 24 për qind në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ndërsa kufizimet e lidhura me koronavirusin (COVID-19) vazhdojnë të ndikojnë rëndë mbi shitjet në të gjithë bllokun.

Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh ishin 726.491 muajin e kaluar, duke shënuar totalin më të ulët të regjistrimeve në janar, thuhet në deklaratën e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Fakti që kishte më pak ditë pune këtë vit në janar sesa kishte gjatë po këtij muaji vitin e kaluar në disa vende anëtare gjithashtu kishte një ndikim në regjistrimet e muajit të kaluar, shton Shoqata.

Të 27 tregjet e BE-së përveç Francës dhe Suedisë pësuan humbje dyshifrore muajin e kaluar, përfshirë tre nga katër kryesoret: Spanja ishte më e goditura (-51.5 për qind), e ndjekur nga Gjermania (-31.1 për qind) dhe Italia (-14 për qind).

Franca ishte me performancën më të mirë midis tregjeve kryesore me një rënie prej 5.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar në janar.

Suedia ishte vendi i vetëm që regjistroi rritje të regjistrimeve të automjeteve të reja muajin e kaluar, me 22.5 për qind.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit e mëdhenj ndërkombëtar të automjeteve, Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.