Shikojeni veturën 18 milionë dollarëshe La Voiture Noire nga Bugatti

Shikojeni veturën 18 milionë dollarëshe La Voiture Noire nga Bugatti

Bugatti zbuloi një veturë unike të quajtur La Voiture Noire në Panairin e Motorëve në Gjenevë të martën.

Hiper vetura u ndërtuar me porosi dhe u krijua për të përkujtuar ditëlindjen e 110-të të Bugatti.

Me 18,9 milionë dollarë, është makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, tha në një deklaratë Bugatti.

La Voiture Noire mundësohet nga një motor W16 me katër turbo me 1.480 kuaj fuqi, 8.0 litra.

Kjo është super vetura e re e Bugatti, tetëmbëdhjetë milionë dollarëshe, është makina e re më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Lajmi i keq është se edhe sikur të kishit 18 milionë dollarë thjesht mbase nuk mund ta keni atë, pasi ata kanë bërë vetëm një, dhe tashmë është shitur. /telegrafi