Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan bëhet me kabinet të informatikës

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan bëhet me kabinet të informatikës

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, zyrtarë të DKA-së janë pritur nga drejtori i SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Qazim Maloku, zëvendësdrejtori Afrim Balaj dhe personeli i shkollës, ku bashkë kanë përuruar Kabinetin e Informatikës në ketë shkollë.

Me mjetet e ndara nga buxheti i komunës janë dhuruar dhjetë loptopë si dhe pesë loptopë donacion nga Ministria e Arsimit.

Ramosaj e ka falënderuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj për mbështetjen e vazhdueshme për shkollat e komunës së Deçanit.

“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë me digjitalizim të shkollave në komunën e Deçanit”, ka thënë Ramosaj, duke shtuar se teoria dhe praktika janë të domosdoshme në ketë kohë.

“Jemi jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte të mira si për nxënës po ashtu dhe për mësimdhënës”, është shprehur Ramosaj.


MË SHUME NGA Nacionale