12:19 / 06.03.2021
Bekim Jashari bën homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë
Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari së bashku me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari në homazhet që bëri në Marinë ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, drejtorët dhe nga punonjës të tjerë të Komunës së Skenderajt.
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jashari bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.























