12:12 / 16.03.2021
Në Spitalin e Pejës 78 pacientë me covid-19, 15 në gjendje të rëndë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 78 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit, sa i përket gjendjes së pacientëve tre pacientë janë në respirator (CPAP), 57 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.























