Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.
"Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 279 raste, Gjilan 74 raste, Gjakovë 60 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 49 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 34 raste, Kamenicë 32 raste, Lipjan 30 raste, Klinë 16 raste, Obiliq 14 raste, Viti 13 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Kaçanik 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Drenas 5 raste, Prizren 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste dhe me nga një rast Dragash, Kllokot dhe Ranillug", njofton IKSHPK.























