15:19 / 25.03.2021
Vetëm në Prishtinë, 279 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Komuna me më së shumti raste pozitive me covid-19 brenda 24 orëve të fundit është Prishtina, me gjithsej 279 raste.























