Muzeu i Artit Bashkëkohor do të hapet në Prizren
BKT
Kosovë

Muzeu i Artit Bashkëkohor do të hapet në Prizren

Ky projekt përkrahet nga Ambasada amerikane dhe Komuna e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit kontrakton organizatën Autostrada Biennale për krijimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren. 

Autostrada Biennale do të krijojë hapësirën për edukim dhe prodhim. Në një dimension unik të kohës, kjo hapësirë do t’i vë hapat e para drejt krijimit të Muzeut të parë të Artit Bashkëkohor në Prizren, projekt i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Prizrenit.

Në kuadër të këtij projekti, në një sipërfaqe rreth 550m2, do të krijohet hapësirë për edukim jo-formal dhe programe të krijimit të shkathtësive për fuqizimin e të rinjve të komunës së Prizrenit. Veprat e para të prodhuara në këtë hapësirë do të ekspozohen në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, me datën 17 korrik 2021, gjatë edicionit të tretë të Autostrada Biennale.

Kjo hapësirë do të shndërrohet në pikë takimi për qytetarët, duke krijuar një impakt socio-ekonomik në zhvillimin e qytetit të Prizrenit dhe vendit në përgjithësi.


MË SHUME NGA Kosovë