Haziri: Kushtrimi i Agim Ramadanit me shokë s’ka shkuar në vend

Haziri: Kushtrimi i Agim Ramadanit me shokë s’ka shkuar në vend

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar 22 vjetorin e Betejës së Koshares ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Ai ka thënë se ideali i komandantit Agim Ramadani dhe shokëve të tij – që ishin një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së – nuk ka shkuar në vend.

“22 vite më parë, kolosi i kombit Agim Ramadani me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares, duke e shkulur gurin ndarës. Por, kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend, deri në atë shkallë sa të bëhemi bashkë të gjithë. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”.


MË SHUME NGA Nacionale