ATK: Konfisikime në disa subjekte biznesore, inkasohen borxhe

ATK: Konfisikime në disa subjekte biznesore, inkasohen borxhe

Agjencia Tatimore e Kosovës inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020.

Sipas një komunikate të ATK-së, performanca e saj në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milion euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milion euro.

“Mbledhja e Detyrueshme në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro”, thuhet në komunikatën e tyre.