Pacolli kërkon nga Ministria e Infratrukturës të rregullojë këtë rrugë

Pacolli kërkon nga Ministria e Infratrukturës të rregullojë këtë rrugë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli me anë të disa videove ka pasqyruar rrugën Kamenicë- Marec- Prekoc.

Derisa ka përmendur faktin se kjo rrugë lidh Gollakun me Prishtinën, Dardanën dhe pjesën lindore të Anamoravës, ka kërkuar ma Ministria e Infrastrukturës të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Vlen të kujtojmë se rruga në fjalë është ndërtuar përgjatë vitit 2012.

Shkrimi i tij i plotë:

Kjo është gjendja rrugës Kamenice-Marec-Prekoc. Është arteria kryesore që lidh Gollakun me Prishtinën, Dardanën dhe pjesën lindore të Anamoravës. Kjo rrugë është gjithashtu e vetmja rrugë që mban gjallë minierën e Artanës. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndërhyrë në restaurimin e kësaj rruge. Unë sinqerisht shpresoj që kësaj here Ministria e Infrastrukturës të jetë përgjegjëse dhe të ndërhyjë në rregullimin e kësaj arterie të rëndësishme për Gollakun.