Universiteti italian ofron 120 bursa studimi për nivelin master

Universiteti italian ofron 120 bursa studimi për nivelin master

Ambasada e Italisë në Kosovë ka publikuar një thirrje për të rinjtë kosovarë.

Ata kanë njoftuar se Universiteti i Kalabrisë në Itali po ofron 120 bursa studimi për studentë të huaj për nivelin master.

Bursat vlejnë për vitin akademik 2021/2022 dhe studimet mbahen në gjuhën angleze.

“Thirrje për të rinjtë kosovarë, Universiteti i Kalabrisë Università della Calabria ofron 120 bursa studimi për studentë të huaj për Master, që mbahen në gjuhën angleze, për vitin akademik 2021-2022”, thuhet në njoftimin e ambasadës.