8 mijë e 576 raste aktive me koronavirus në Kosovë
BKT
Kosovë

8 mijë e 576 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 375 dhe të shëruar 94 mijë e 630.

Ditëve të fundit dukshëm kemi rënie të të infektuarve me Covid19 në vendin tonë.

 Aktualisht në Kosovë janë 8 mijë e 576 raste aktive me koronavirus, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Prej marsit të vitit të kaluar kur u shënuan rastet e para pozitive edhe në vendin tonë e deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 375 raste nga 536 mijë e 708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94 mijë e 630 raste.

Në Kosovë, ka filluar vaksinimi anti-Covid.


MË SHUME NGA Kosovë