Rinis vaksinimi, interesim i madh i stafit shëndetësor

Rinis vaksinimi, interesim i madh i stafit shëndetësor

Pasi Kosova ka pranuar rreth 5 000 doza të vaksinave Pfizer, gjatë ditës së mërkurë ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësorë.

Para Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, në radhë kanë pritur numër i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se me vaksinat e ardhura dje do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë.

Ndërsa, drejtorë të shëndetësisë nëpër komuna kanë deklaruar se nuk kanë informacione se me sa doza të vaksinave do të furnizohen, ndonëse kanë thënë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është i madh.