Nis mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve

Nis mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve

Bazuar në vendimin e datës 20 prill 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), sot ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit nga MAShTI shumica e drejtorive komunale të arsimit i kanë dërguar në MAShTI raportet e tyre të cilat konfirmojnë se ky proces ka nisur ashtu siç është paraparë.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.

“Mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19 po organizohet në të mirë të këtyre fëmijëve. Prioritet i MAShTI mbetet përmirësimi i rezultateve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftim.

MAShTI do të jetë në mbështetje të mësimdhënësve dhe nxënësve që ky proces të ketë sukses.

Mësimi plotësues po organizohet në objekte shkollore dhe do të vazhdojë deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021.