Pajtohen familjet Hadërgjonaj dhe Osmanaj, Haradinaj: Të falësh është nderë

Pajtohen familjet Hadërgjonaj dhe Osmanaj, Haradinaj: Të falësh është nderë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë dëshmitar i zgjatjes të dorës së pajtimit në mes të familjes Hadërgjonaj dhe Osmanaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se të falësh është burrëri, nderë e trimëri!

“Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hir të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkëlzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.