UNICEF: Në qershor vijnë edhe 100 mijë e 620 doza të vaksinave

UNICEF: Në qershor vijnë edhe 100 mijë e 620 doza të vaksinave

Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur edhe njëherë se Kosova në fillim të muajit qershor do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës anti-COVID nga COVAX.

Nga ky program kanë folur edhe për ardhjen e 38 mijë e 400 dozave të vaksinës Anti-COVID sot në Kosovë.

“Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 përqind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”, është thënë nga Programi i UNICEF’it në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Sot, 38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford COVID-19 arritën në Aeroportin e Prishtinës. Vaksinat prokurohen dhe shpërndahen nga UNICEF përmes Institutit COVAX, i cili synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinave COVID-19 globalisht.

Mbërritja e kontigjentit të parë të vaksinave COVID-19 përmes Institutit COVAX në Kosovë në Mars u prit në aeroport nga zyrtarë të Qeverisë, të udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryeministri i Kosovës, Z. Albin Kurti. Ministri ftoi Përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, pesë Ambasadorë të Kuintit, Koordinatorin e Përhershëm të KB-së, Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Përfaqësuesin e Zyrës së OBSH-së në Kosovë që të jenë të pranishëm në aeroport pas mbërritjes së vaksinës AstraZeneca.

Sot, të pranishëm në aeroport për mbërritjen e vaksinave kundër COVID-19, ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Z. Arben Vitia, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, Ambasadorja Franceze në Kosovë Marie -Christine BUTEL, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Znj, Lisa Magno, Dr. Isme Humolli nga OBSH dhe Ambasadori i EU-së, Mr. Tomáš Szunyogand, dhe Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës, Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar planin kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit ku punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit kanë përparësi si grupet e para që vaksinohen. Me mbërritjen e grupit të dytë të sotëm, shtrirja e planit kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit do të vazhdojë në grupet me përparësi siç janë punëtorët e tjerë shëndetësorë, njerëzit me sëmundje kronike dhe grupet e tjera me përparësi siç përshkruhen në plan.

Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF në Kosovë, falënderoi partnerët dhe donatorët e COVAX për mbështetjen e tyre kritike për të siguruar vaksinat për të gjithë. ‘’Dorëzimi i këtyre 34.800 dozave shtesë është një hap tjetër në luftën kundër COVID-19. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e planit kombëtar të vaksinimit dhe vendosjes. Së bashku ne mund të krijojmë një normale të sigurt, të re për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, tha ai.

Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë.

COVAX bashkë-drejtohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI). Është pjesë e Përshpejtuesit të Qasjes në Mjetet COVID-19 (ACT), një bashkëpunim unik global për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat kundër COVID-19. Instituti COVAX synon të dorëzojë të paktën 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 në vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë të paktën 1.3 miliardë doza të financuara nga donatorët në 92 vende të pranueshme me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.