Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

Të reshurat mbushin Batllavën dhe Badovcin

Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, nga ku furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës me rrethinë, kanë arritur në kuotat maksimale të ujit si pasojë e të reshurave gjatë javëve të fundit.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, këta rezervuarë kishin rënë deri në minus dhjetë metra nga kuota normale.

Viteve të fundit, një pjesë e madhe e Prishtinës dhe disa qytete përreth furnizohen me ujë edhe nga Liqeni i Ujmanit që gjendet në veri të vendit./REL