Infektologu Dreshaj tregon se në cilën valë të COVID-19 gjendet Kosova

Infektologu Dreshaj tregon se në cilën valë të COVID-19 gjendet Kosova

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një herësh doktor infektiolog, Shemsedin Dreshaj, ka folur për pandeminë në Kosovë dhe menaxhimin e saj.

Ai u pyet se a po e kalon Kosova pandeminë pa vaksinën anti-Covid, pasi që numrat kanë rënë dhe vaksinat nuk janë siguruar ende.

Dreshaj tha se nëse do të ndodhte kështu do t’i bie që ne jemi populli më i mençur në botë.

“Nëse ne do ta kalonim kështu virusin Covid, do t’i bie që ne do të ishim populli më i menqur në botë. Po, unë mendoj që Kosova duhet të vazhdoj me procesin e vaksinimit. Jo të një vaksinimi të kësaj forme, por të një vaksinimi masiv në mënyrë që të parandalohet vala që mund të vie”, tha ai në ATV.

Më tej Dreshaj tregoi se në cilën fazë të pandemisë jemi duke i pasur parasysh variantet e reja të virusit Covid.

“Kjo sëmundje karakterizohet në faza të ndryshme. Pra kemi pasur sistemin e valëzimit, ne i themi sipas lakores së gausit, ku çdo herë ekziston ajo ramja dhe ngritja. Unë mendoj se tani jemi në fund të ramjes së lakores të gausit, duke u bazuar në shifrat e javës së fundit. Ne këtë e kemi përjetuar edhe vitin e kaluar, ku kemi pasur rënje dhe ngritje të numrit të të infektuarëve. Unë mendoj që në këtë interval kohor sistemi i shëndetësisë duhet të riorganizohet mirë dhe të jetë i përgatitur për valën e re”, deklaroi ai.

Ai po ashtu tha se Kosova është shumë larg krijimit të barrierës imunologjike kolektive.

“Ne jemi shumë larg krijimit të barrierës imunologjike kolektive. Ajo mund të arrihet kur 70 për qind e popullatës të jetë e vaksinuar”, tregoi Dreshaj.

Po ashtu doktori Dreshaj foli edhe për situatën e krijuar te salla 1 Tetori, gjatë vaksinimit.

“Këto skena kanë qenë të trishta, ku na kujtojnë periudhën e situatës së para 20 viteve. Kjo i jep një informatë Ministrisë së Shëndetësisë që njerëzit po dunan të vaksinohen. Unë uroj që asnjëri në mesin e gjithë atyre personave të mos ketë qenë me virus sepse mundet të rritet numri i të infektuarëve minimalisht pas dy jave”, tha Dreshaj.