Bashota: RTK e ka prioritet informimin e qytetarëve
BKT
Kosovë

Bashota: RTK e ka prioritet informimin e qytetarëve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po mban mbledhje.

Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së, tha se raporti është përmbledhës, ku janë paraqitur të gjitha faktet dhe argumentet që kanë të bëjnë me RTK-në.

Bashota përmendi si në bord, se nuk kanë pasur kourim, për shkak se kanë qenë vetëm pesë anëtarë.

Ai përmendi se në RTK, është bërë punë shumë e mirë. “RTK e ka prioritet të jetë afër qytetarëve dhe ta ketë besimin e qytetarëve”, tha ai. Sipas në RTK, ka shumë probleme që duhen zgjidhur. “RTK-së i duhet një ligj i ri, që do të jetë model”, tha ai. “Në gusht bordi është konstituuar dhe ka shqyrtuar gjithë punët. Menaxhmenti është marrë më shlyerjen e borxhit. Prioritet i bordit është që RTK-ja të jetë afër qytetarëve. Janë shumë probleme që e përcjellin RTK-në me vite të tëra. Problemet financiare, godinën, probleme me pronën dhe infrastrukturën. Kjo sfidë është e trashëguar dhe duhet të kalohet, projektligji për RTK-në. Kjo do të hiqte barrën nga Kuvendi dhe qytetarët do të participonin në buxhetin e këtij mediumi”, ka thënë ai.
 

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka thënë se janë duke punuar me DDN-in për çështjen e mbulueshmërisë, derisa Bashota ka thënë se duhet punuar për emisione të kulturës dhe arsimit.

 


MË SHUME NGA Kosovë