Përfundon seanca e Kuvendit, shtyhet debati për arsim
BKT
Kosovë

Përfundon seanca e Kuvendit, shtyhet debati për arsim

Shtyhet për javën tjetër debati për organizimin e arsimit në situatën me Covid-19.

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku debati mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19 është shtyrë për javën e ardhshme.

Në pikat e fundit të rendit të ditës, deputetët formuan komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së dhe formimin e një komisioni tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. 

Ndërsa, për ndryshimin e emërtimit të Komisionit për Shëndetësi nuk pati kuorum.


MË SHUME NGA Kosovë