Ducati prezanton modelin e ri të motoçikletës Diavel 1260 S Black and Steel

Ducati prezanton modelin e ri të motoçikletës Diavel 1260 S Black and Steel

Ducati ka zgjeruar ofertën e saj sa i përket motoçikletave në linjën Diavel 1260, duke lansuar modelin e ri Diavel 1260 S Black and Steel.

Bëhet fjalë për konceptin e motoçikletës së inspiruar nga Diavel Materico gjatë vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Pamjen e jashtme e karakterizon grafika asimetrike me ngjyrë të zezë dhe të hirit. Ducati i ka shtuar edhe ngjyrën e verdhë sportive, që gjendet në bisht.

Sipas Andrea Ferarezi, drejtor i ekipit të dizajnit në Ducati, tha se 1260 S Black and Steel i ri do të duhej t’i kontribuonte akoma më shumë popullaritetit linjës Diavel 1260.

Linja Ducati Diavel 1260 është sinonim i stilit, inovacionit dhe performancës. Është fitues i mirënjohjeve sa i përket dizajnit siç është rasti me Red Dot dhe Good Design.

“Kemi nderin që versionin e ri ta prezantojmë në Milano, qytetin që gjithmonë ka prezantuar emra të mëdhenj në botën e dizajnit”, ka deklaruar Ferarezi. /Telegrafi/