Ministrja Haxhiu takon anëtarët e Gardës Ceremoniale të Nderit të SHKK-së

Ministrja Haxhiu takon anëtarët e Gardës Ceremoniale të Nderit të SHKK-së

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, sot priti në takim anëtarët e Gardës Ceremoniale të Nderit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu u njoftua me mandatin dhe aktivitetet e tyre si dhe nevojat që ndërlidhen me angazhimin e tyre të përditshëm si zyrtarë korrektues dhe pjesëtarë të Gardës Ceremoniale të SHKK-së.

Ministrja  Haxhiu, u zotua për përkrahjen dhe adresimin e kërkesave të stafit korrektues drejt avancimit të trajtimit të tyre për të garantuar një shërbim korrektues sa më kredibil dhe efikas në misionin e tyre shumë të vlefshëm.

 


MË SHUME NGA Nacionale