Mazda do të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara deri në 2025

Mazda do të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara deri në 2025

Mazda Motor Corporation deklaroi të enjten se planifikon të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara globalisht deri në vitin 2025, duke filluar me modele të reja vitin e ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, modelet e reja përfshijnë tre automjete elektrike, pesë automjete hibride me gaz-elektrik dhe pesë automjete hibride plug-in, tha prodhuesi i automobilave.

Plani është pjesë e përpjekjeve të kompanisë Mazda për të arritur qëllimin e saj për të elektrizuar të gjitha makinat e saj dhe për t’i bërë automjete elektrike, një të katërtën e makinave të tyre deri në vitin 2030.

Duke filluar nga viti 2025, Mazda do të zhvendosë fokusin e saj në zhvillimin e automjeteve elektrike duke përdorur një platformë të dedikuar tani në zhvillim.

Kompania gjithashtu deklaroi se do të lansojë vitin e ardhshëm makinën e saj të parë autonome.

Modeli do të jetë i pajisur me teknologji vetë-drejtuese të Nivelit 2, që do të jetë në gjendje të kontrollojë drejtimin, frenimin dhe përshpejtimin.