Kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë po qëndron në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë doli në pritje në pikën kufitare në Han të Elezit ku erdhi një delegacion i lartë nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet) i kryesuar nga kryetari, prof. dr. Ali Erbash.
Myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje kryetarit Erbash dhe delegacionit që po e shoqëron duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe falënderuar për vizitën.
Më pas Myftiu Tërnava dhe delegacioni nga Dijaneti u nisën për në Prizren ku falën namazin e xhumasë në Xhaminë “Sinan Pasha”.para namazit të xhumasë Myftiu Tërnava mbajti një fjalim rasti para xhematit ku e falenderoi kryetarin e Dijanetit Erbash për vizitën dhe të gjithë atë që ka bërë Dijaneti për Kosovën, shoqatat turke, zyrtarin plt ëështje fetare në Ambasadën turrke, ambasadorin , qeverinë dhe popullin turk.
"Është nder dhe privilegj që të kemi sot kryetarin e Dijanetit prof. Dr. Ali Erbash dhe delegacionin e tij për vizitë tek ne. Ata janë në shtëpinë e tyre dhe shprehim falenderime të veçanta për gjithë ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë për ne, duke lutur Zotin që t'i shpërblejë me të mirat e Tij"- tha vec tjerash Myftiu Tërnava.
Hytben e mbajti kryetari i Dijanet-it prof.Dr. Ali Erbash,i cili në ligjërimin e tij u shpreh i lumtur që po viziton Kosovën dhe në mesazhin e tij drejtuar të pranishmëve për vlerat dhe vëcoritë që ka Islami si dhe vlerat dhe respektimi i ndërsjellë pasiqë besimtarët ku do që jetojnë ata janë vëllëzër duke cituar ajetin ku Allahu kërkon nga ne të bashkohemi rreth litarit të Allahut, Kuranit, dhe mos të përçahemi. Të ndihmohemi në bamirësi dhe devotshmëri e jo në mëkate dhe armiqësi. Besimtarët janë vëllëzër dhe i ngjajnë sikurse trupit që nëse një pjesë sëmuret e tërë trupi e ndjenë, ku edhe namazin e xhumasë e fali kryetari Erbash.
Më pas ai vazhdoi vizitën në konsullatën turke, në batalionin turk, në xhaminë "Emin Pasha", si dhe në institutin e hifzit të Kuranit në Prizren, për ta përfunduar ditën e parë të vizitës me vizitën në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit.
Delegacioni sot do të pritet nga Myftiu Tërnava në selin e BIK-ut, ndërsa më pas do të bëjnë disa vizita vendeve historike dhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
























