Zonat që do mbesin pa ujë sot në Prishtinë

Zonat që do mbesin pa ujë sot në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e " Tiranës" në Prishtinë.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç'rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja" Lakrishte", një pjesë e lagjes" Dardania" dhe një pjesë e lagjes " Arbëria" mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.


“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.